Izraeli hap ambasadë në Shqipëri. Lieberman: Rast festiv, bëhet fjalë për një vend mysliman
Izraeli hap ambasadë në Shqipëri. Për ceremoninë e organizuar me këtë rast ka mbërritur posaçërisht nga Izraeli kryediplomati Avigdor Lieberman. Ministri i Jashtëm izraelit tha se ky është një rast festiv, pasi bëhet fjalë për një vend të NATO-s me shumicë myslimane.
Hapja e çdo misioni të ri diplomati është një rast festiv për shtetin e Izraelit, qytetarët e Izraelit dhe për diplomacinë e Izraelit. Kjo veçanërisht e vërtetë sa i përket një vendi si Shqipëria, që ka një popullsi myslimane 70 përqind dhe është vend anëtar i NATO-s, tha Lieberman.
Kryediplomati izraelit ka takuar homologun shqiptar dhe do takojë me radhë të gjithë drejtuesit e shtetit si dhe liderin e opozitës.
Ndërsa mediat izraelite nuk lënë rast pa përmendur qëndrimin e fortë kundër Iranit, që ka mbajtur kryeministri ynë.
Kryeministri shqiptar ka theksuar angazhimin e vendit të tij për tolerancë fetare gjatë një vizite në Izrael. Berisha iu referua në atë kohë Iranit dhe presidentit të saj, Mahmoud Ahmadinejad si nazistët e rinj gjatë një interviste për gazetën në gjuhën hebreje Yediot Acharonot.
Shqipëria nuk ka mbështetur kërkesën e Autoritetit Palestinez në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar për tiu njohur shtetësia dhe anëtarësia në trupën ndërkombëtare.
Kur një publikues vendas në mënyrë ilegale publikoi librin antisemitik të Hitlerit Mein Kampf, zyrtarët e qeverisë menjëherë thanë se libri dhunon ligjin shqiptar pasi nxit urrejtje, shkruan Arutz Sheva.