Izraeli hap përsëri zjarr ndaj Gazës
Gaza - Ushtria izraelite pas përfundimit të tërheqjes nga territoret palestineze që kish pushtuar në Rripin e Gazës me sulme që zgjatën 22 ditë sot në mëngjes ka hapur përsëri zjarr kundër Palestinës.
Njoftohet se nga zjarri që është hapur nga një katër-siluruese izraelite zbarkimi që patrullonte në brigjet e Gazës janë plagosur 2 palestinezë.
Burimet spitalore palestineze kanë bërë të ditur që një predhë artilerie e lëshuar nga katëri zbarkues ka goditur një shtëpi në kampin e refugjatëve në bregdet dhe ka plagosur një burrë bashkë me vajzën e tij që ishin duke ecur në rrugë.
Kurse predha tjetër që u lëshua nga katërshi zbarkues ra pranë qendrës së KB për shpërndarjen e ndihmave.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite u tha se është hapur zjarr paralajmërues kundër një barke palestineze peshkimi që kishte kaluar kufijtë e përcaktuar.
Ndërkaq Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka bërë thirrje për kthimin e armëpushimit të njëanshëm që është shpallur në Gaza në një armëpushim të vazhdueshëm që do të garantojë parandalimin e kontrabandës së armeve dhe mbajtjen gjithmonë të hapura të të gjitha pikave të kalimit kufitar.
Në projektdeklaratën për shtyp të përgatitur nga Anglia u shpreh kënaqësia për armëpushimin që është në fuqi dhe shqetësimi i madh për situatën humanitare në rajon.
Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun tha se pret deklaratë nga autoritet izraelite në lidhje me sulmin izraelit që mori në shenjë ndërtesat e organizatës në Gaza.