E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në ditën e parë të punës

Uashington - Pesidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në ditën e parë të punës nënshkroi vendime që sollën shumë polemika. Obama, në ditën e parë të mandatit të tij dha urdhrin për pezullim 120 ditor të çështjeve gjyqësore të shtetasve të huaj që mbahen të arrestuar si të dyshuar për terroristë në Guantanamo.

Obama dhe ekipi i tij gjatë fushatës zgjedhore premtuan se do ta mbyllnin burgun e Guantanamos, që ka qenë objekt kritikash në fushën e të drejtave të njeriut dhe pritet që projektvendimi në lidhje me temën e mbylljes së burgut në fjalë të nënshkruhet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Obama në ditën e tij të parë të punës pezulloi rrogat e zyrtarëve të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, që në vit arrinin deri në 100 mijë dollarë dhe përveç kësaj kufizoi aktivitetet e pjesëmarrësve në lobe.

Sipas rregullave të reja, është e ndaluar dhënia e dhuratave të çfarëdolloj përmase atyre që zhvillojnë aktivitete lobiste, si dhe mbajnë poste qeveritare.

Është bërë e ditur se Obama në ditën e parë të punës është interesuar edhe për Lindjen e Mesme dhe se bisedën e parë telefonike e ka kryer me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbasin.

Obama i premtoi Abbasit se do të përpiqeshin bashkërisht për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe është bërë e ditur se më pas ai pati kontakte telefonike përkatësisht me liderët e Izraelit, Egjiptit dhe Jordanisë.

Obama pati takime edhe me autoritetet ushtarake amerikane dhe kërkoi prej tyre që të përpilonin shtesat e nevojshme në planet e tyre për një "tërheqje të përgjegjshme" nga Iraku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›