E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli, i gatshëm të ndalojë përkohësisht kolonizimin

Kryeministri izraelit Benjjamin Netanjahu është i gatshëm të ndalojë përkohësisht kolonizimin në Cisjordani me kërkesën e Uashingtonit duke ndërprerë tenderat për ndërtimin deri në fillim të vitit 2010, njoftojnë sot burime qeveritare. Netanjahu ra dakord bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak dhe me ministrin e Strehimit, Ariel Attias për t'u thënë Shteteve të Bashkuara se Izraeli do ta pranojë një masë të tillë, i bënë të ditur AFP-së zyrtarë të lartë të këtyre ministrive.
Një vendim i tillë do ta zgjasë ndalimin de fakto të tenderave të Ministrisë së Strehimit, por jo projektet private të ndërtimit që vazhdojnë që prej nëntë muajve.Izraeli nuk ka bërë tendera për ndërtimin e banesave në koloni të Cisjordanisë që prej disa muajve, bëri të ditur sot lëvizja izraelite "Tani paqja", që kundërshton kolonizimin."Megjithatë kjo lëvizje thekson se edhe në rastin e ndalimit të plotë të tenderave nga ana e qeverisë, të paktën 60 për qind e ndërtimit në koloni do të vazhdojë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›