E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i trembet një regjimi islamik në Egjipt

Në Egjipt po rritet rreziku për vendosjen e një regjimi islamik, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Në këtë kohë kaosi, një grup i organizuar islamik mund të marrë në dorë shtetin. Kjo ka ndodhur në Iran dhe në vende të tjera”, tha Netanjahu gjatë një konference shtypi me homologen e tij gjermane.

Gjatë ditës Izraeli ka lejuar rritjen e pranisë ushtarake egjiptiane në Sharm el Sheik me rreth 800 ushtarë. Sipas marrëveshjes paqësore mes dy shteteve të arritur në vitin 1979, Egjipti ka pranuar krijimin e një zone të demilitarizuar në kufirin me jugun e Izraelit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›