E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani e Hyseni në “Lutjet e Mëngjesit”

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni do t`i bashkohet Enver Hasanit, Behxhet Pacollit, Ahmet Shalës etj, në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA. Ndërkaq, ftesa për ish-kryediplomatin Hyseni ka ardhur kohë më parë, ndërsa një javë më parë ai ka marrë edhe vizën për në SHBA. Hyseni ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar.
 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, udhëton sot për një vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një komunikate për shtyp, ai do të marr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. “Kjo vizitë realizohet me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e 59-të të Lutjeve të Mëngjesit” në Uashington.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›