E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli, jep “ok” për ndërtimin e vendbanimeve në Gaza

Izraeli miratoi ndërtimin e 1200 banesave të reja në Gaza. Ky do të jetë një projektet më të mëdha të ndërtimit në territor palestinez prej vitesh, njoftuan autoritetet ushtarake. Shërbimi, i cili koordinon veprimtarinë izraelite në tokat palestineze të pushtuara njoftoi, se ka lejuar që në pjesën jugore të Gazës të ndërtohen 1200 banesa, si dhe 18 shkolla mjaft të domosdoshme. Izraeli kontrollon importin e mallrave me shumicë për Gazën dhe ndaloi hyrjen e materialeve të ndërtimit, që nga viti 2007 kur pushteti ishte në duart e ekstremistëve të Hamasit. Veçanërisht të nevojshme u bënë materialet e ndërtimit, pasi gjatë ofensives ushtarake izraelite kundër Hamas para dy viteve e gjysmë, u shkatërruan plotësisht ose u dëmtuan rreth 60 000 banesa. Ministri i mbrojtjes së Izraelit Ehud Barak ka informuar sekretarin e përgjithshëm të OKB Ban Ki Mun për miratimin e projektit të ndërtimit. Kështu, më në fund edhe Administrata Civile e Izraelit, tha se ka autorizuar ndërtimin e shtëpive dhe 18 shkollave në Gazën jugore. Izraeli në masë të madhe ka ndaluar hyrjen e materialeve ndërtimore në këtë rajon që kur militantët e Hamasit morën kontrollin atje në vitin 2007, por izraeli frikësohet se militantët mund të përdorin materialet ndërtimore për qëllime ushtarake. I dërguari i Ban Ki-Munit për Lindjen e Mesme Robert Seri, e mirëpriti këtë lëvizje duke e quajtur si “hap domethënës”.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›