Arrestohet udhëheqësi i “La Familia”

Autoritetet meksikane arrestuan udhëheqësin kryesor të njërës prej bandave më të dhunshme në Meksikë, të njohur si “La Familia”, Jose de Jesus Mendes Vargas, i njohur si “Majmuni”. Arrestimi u bë gjatë operacionit të policisë në shtetin Aquascalientes.
Deri vitin e shkuar, "La Familia" ishte një prej bandave më famëkeqe në vend, por pas vdekjes së shefit të saj, Nazario Moreno, ishte ndarë në disa fraksione. Tani rivalët që dikur ishin bashkë janë duke luftuar për zonat e trafikimit të marihuanës në Meksikën perëndimore, transmetojnë agjensitë.
“Ky arrestim po e shkatërron atë që kishte mbetur nga struktura udhëheqëse e organizatave kriminale”, deklaroi zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Poire. Ndërkaq, edhe presidenti meksikan, Felipe Calderon, komentoi arrestimin e tij në rrjetin shoqëror Twitter, duke thënë se ky aksion i policisë federale është goditje e madhe për krimin e organizuar.