E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli ka burgosur 540 palestinezë pa proces

Gaza -Izraeli ka burgosur pa proces më tepër se 540 palestinezë, 42 prej të cilëve që prej më tepër se dy vjetëve, deklaroi sot organizata izraelite për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "B'Tselem". Mes 548 palestinezëve të burgosur pa proces, dy janë në burg që prej katër vjet e gjysmë, vazhdon "B'Tselem" në një raport vjetor, që saktëson se gjashtë prej tyre janë të mitur. Sipas "B'Tselem", 7 904 palestinezë ishin të burgosur në burgje izraelite në fund të vitit 2008.

Forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë gjatë vitit të kaluar 455 palestinezë, 87 prej të cilëve të mitur, shton OJQ-ja. Sipas saj, të paktën 175 prej tyre nuk merrnin pjesë në luftime. Tetëmbëdhjetë civilë dhe 10 ushtarë izraelitë janë vrarë nga palestinezë në të njëjtën periudhë, shton raporti."B'Tselem" akuzoi përsëri autoritetet izraelite për mungesë ndjekjesh penale kundër anëtarëve të ushtrisë që kanë plagosur civilë palestinezë në Cisjordani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›