Parlamenti turk miraton protokollin e Kyotos
Ankara -Parlamenti i Turqisë miratoi sot anëtarësimin e saj në protokollin e Kyotos, pakti i drejtuar nga OKB-ja për të luftuar ngrohjen globale, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolli. Turqia ka shprehur në qershor synimin e saj për të nënshkruar marrëveshjen, që u pranua fillimisht nga qeveritë e botës në vitin 1997 në një konferencë në Kyoto, Japoni, pas disa vitesh shtyrjesh për shkak të shqetësimeve lidhur me kostot ndaj ekonomive të tyre.
Protokolli i Kyotos detyron vendet e industrializuara të kufizojnë emisionin e gazit me efekt serrë në nivelet e vitit 1990. Më shumë se 170 vende e kanë ratifikuar marrëveshjen, që hyri në fuqi në vitin 2005.