Beer: Maqedonia, të vazhdojë me reformat

Kontesti për emrin me Athinën nuk duhet të paraqes pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE, por vendi ka për detyrë të intensifikoj reformat, deklaroi europarlamentarja Angelika Beer pas takimit me presidentin maqedonas, Branko Cërvenkovski. Beer, siç njoftoi Kabineti i presidentit të Maqedonisë, ka shprehur kënaqësi që zgjedhjet vendore dhe presidenciale kaluan në atmosferë të qetë dhe pa incidente. Presidenti Cërvenkovski deklaroi se pas zgjedhjeve, vendi duhet të fokusohet në realizimin e plotë të reformave të cilat janë kusht për integrimin e Maqedonisë në BE. Ai tha se Maqedonia patjetër duhet të gjejë një zgjidhje për emrin, që është edhe kusht për integrim në Aleancën e NATO-s