E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Greke, operacione anti-krim ne Athine

Brenda dy javeve jane realizuar dy operacione fshesa ne zemer te Athines. Policia greke duket tashme e vendosur te luftoje valen e kriminalitetit qe ka perfshire vendin pas ngjarjeve te dhjetorit.
Gjate operacionit te fundit u ushtruan kontrolle ne mbi 720 persona, 126 makina, 60 motocikleta dhe 39 biznese.
Mbi 90 persona, shumica emigrante te huaj u shoqeruan ne polici dhe 56 prej tyre u arrestuan me akuzat e mbajtjes se lendeve narkotike apo armeve te ftohta.
Ne kohen e operacionit, parlamenti grek ishte shnderruar ne nje skene me deklaratat e kryeministrit Karamanlis nga njera ane dhe akuzat e udheheqesit te opozites nga ana tjeter mbi masat e qeverise greke.
"Jemi nje shoqeri qe nuk toleron ne asnje alibi per fenomenet e dhunes. Perballe violences nuk kane vlere masat gjysmake", eshte shprehur kryeministri i Greqise, Kostas Karamanlis.
Ndersa Jorgos Papandreu, kryetari i Partise Socialiste theksoi se "shoqeria eshte tashme e lodhur nga paaftesia e qeverise suaj", iu drejtua ai kreut te qeverise.
Kryeministri gjithashtu tha se do te ndryshoje ligji per azilin universitar, nese nuk do te kete bashkepunim te ngushte midis shtetit dhe autoriteteve te universiteteve.
Pavaresisht masave dhe deklaratave parlamentare, perseri nata e kaluar ka qene e mbushur me vjedhje, bastisje dhe fenomene kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›