E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, “betotet Berisha

TiranëKryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbrëmje se "zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit janë një test shumë i rëndësishëm për vendin", ndërsa garantoi se "do të bëhet çdo përpjekje që ky të jetë një proces i denjë për një vend anëtar të NATO-s".

Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, Kryeministri Berisha dha dje në mbrëmje një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe përfaqësues të partive politike në vend.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha siguroi se "nëpërmjet bashkëpunimit me të gjitha forcat politike do të realizohet një proces i denjë për një vend anëtar të NATO-s".

"Vendi im është përpara një testi shumë të rëndësishëm dhe këto janë zgjedhjet e përgjithshme. Për çdo vend zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, por për vendet që kanë pasur probleme me zgjedhjet, ato janë edhe shumë herë më të rëndësishme", u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri i shprehu mirënjohjen më të thellë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për solidaritetin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që ata kanë dhënë për Shqipërinë.

"Sot ne festojmë një eveniment, i cili 20 vite më parë ka qenë i paimagjinueshëm. Unë ju shpreh mirënjohjen për solidaritetin e jashtëzakonshëm që i keni dëshmuar këtij vendi dhe këtij kombi, në përpjekjen për ndërtimin e shoqërisë së lirë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut", tha Kryeministri Berisha, duke i'u drejtuar përfaqësuesve të trupit diplomatik të pranishëm në këtë ceremoni.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën realizimin e një projekti ëndërr për të gjithë shqiptarët, u shpreh Kryeministri, duke theksuar se "Shqipëria i detyron Aleancës së Atlantikut të Veriut, më shumë se çdo gjë tjetër, çlirimin nga sistemi totalitar".

"NATO parandaloi një sovjetizim të Evropës. NATO bëri të mundur 10-vjet më parë që edhe shqiptarët të këndojnë më së fundi këngën e lirisë. Për çdo vend anëtarësimi në NATO është një akt madhor historik, por më shumë se për çdo vend tjetër është për Shqipërinë", u shpreh Kryeministri Berisha.

Sipas tij, "nuk ka përgjigje më të shkëlqyer për të çelur një kapitull të ri në historinë tonë sesa anëtarësimi në NATO".

Një mirënjohje të veçantë, Kryeministri Berisha i adresoi qeverisë së SHBA-së, Presidentit Obama dhe Ambasadorit Ëithers, ndihma e të cilëve ka pasur një rol përcaktues për shndërrimin në realitet të këtij projekti të madh për kombin tonë.

Në këtë drejtim, Kryeministri garantoi se "do të bëhet çdo përpjekje për të shndërruar besimin e ndërkombëtarëve në një energji dhe motiv të madh, për konsolidimin në Shqipëri të vlerave dhe parimeve për të cilat NATO qëndron".

I pranishëm në këtë ceremoni, Ambasadori amerikan në Tiranë, John Ëithers, e përshëndeti këtë arritje të Shqipërisë, ndërsa theksoi se "vendi kremton hapjen e një mundësie të madhe".

"Shumë vite më parë ne kemi bërë një përbetim me historinë dhe tani ka ardhur koha që ne ta shpengojmë atë. Ju dhe vendi juaj, e keni shpenguar këtë përbetim tuajin historik dhe keni arritur takimin tuaj me historinë. Ditë më të mira po vijnë për Shqipërinë dhe ne jemi vërtetë të bekuar që po i dëshmojmë së bashku këto dite", u shpreh Ambasadori W.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›