E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli kujton Holokaustin

Tingujt e sirenave u dëgjuan të enjten në gjithë Izraelin, në kujtim të gjashtë milionë çifutëve të vrarë gjatë Holokaustit, në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Dita Përkujtimore e Holokaustit, që në Izrael shënohet për çdo vit, është një prej datave më të rëndësishme të kalendarit shtetëror.

Përkujtimet filluan që me lindjen e diellit, kur edhe nisi ceremonia shtetërore në Qendrën Memoriale të Holokaustit, Yad Vashem. Në këtë ceremoni morën pjesë politikanë dhe diplomatë të huaj e të vendit, por edhe të mbijetuar të Holokaustit dhe të afërm të tyre.

Në një fjalimin e tij, kryeministri izraelit, Benjamin Natanyahu, tërhoqi vërejtjen se kushdo që i minimizon kërcënimin që vijnë nga programi bërthamor i Iranit “nuk i ka mësuar leksionet e Holokaustit”.

"Një Iran bërthamor paraqet kërcënim serioz për shtetin e Izraelit, por edhe për pjesën tjetër të botës”, shtoi ai. "Ne e kemi obligim që të parandalojmë Iranin nga posedimi i armës bërthamore. Është ky një obligim botëror, por para së gjithash, është obligimi ynë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›