Ekipi i Brazilit është bërllok

Legjenda braziliane e Futbollit, Romario ka kritikuar ashpër skuadrën aktuale të Saleçaos të udhëhequr nga Mano Menezes.
Fituesi i Kampionatit botëror 1994 asnjëherë nuk është treguar i tërhequr në shprehjen e mendimit të tij. Romario, tani deputet në Parlamentin brazilian, ka kritikuar ashpër selektorin Menezes dhe ekipin e Brazilit.
“Skuadra aktuale është bërllok, do ta ketë vështirë të kalojë edhe fazën e grupeve në Kampionatin botëror”, deklaroi Romario për të përditshmen braziliane O Dia.