E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli me sistem të ri të mbrojtjes

Izraeli thotë se ka kryer një provë të suksesshme të një sistemi të ri të mbrojtjes raketore, i projektuar për të rrëzuar poshtë raketat me rreze të mesme.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Organizata për Mbrojtje Raketore e Izraelit dhe Agjencia për Mbrojtje Raketore e Shteteve të Bashkuara kanë përdorur sistemin “David’s Sling” për të rrëzuar raketën gjatë testimit.

Njoftimi vjen pesë ditë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi, i cili u ka dhënë fund luftimeve tetë-ditëshe ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka thënë se gjatë këtij konflikti, sistemi i saj “Iron Dome” ka rrëzuar 421 raketa të hedhura nga Gaza në territorin izraelit.

“David’s Sling” synon të plotësojë boshllëkun midis “Iron Dome”, i cili siguron mbrojtje nga raketat me rreze të shkurtër dhe sistemit “Arrow”, i cili është projektuar për mbrojtjen nga raketat eventuale të Sirisë apo Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›