Izraeli miraton ndertimin e shtepive te reja

Izraeli miratoi ndërtimin e 1100 shtëpive në vendbanimin e Gilos në periferi të Jeruzalemit. Vendimi vjen disa ditë pasi udhëheqësi Mahmud Abas i kërkoi OKB-se, anëtarësimin e plotë të shtetit të Palestinës.
Duke iu referuar faqes online “Ynet Ne?s”, plani parashikon ndërtimin e shtëpive të vogla, ndërtesa publike, një shkolle dhe një zonë industriale.
Autoritetet izraelite thanë se në Gilo, përgjatë dy viteve të ardhshem dë të ndërtohen 3000 shtëpi.
Të paktën 500 mijë hebraikë jetojnë në vendbanimet në territorin e pushtuar, të cilat, ligji ndërkombëtar i cilëson të paligjshme.
Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha se ky vendim bie në kundërshtim me Lindja e MesmeKS, të mërkurën diskutimi mbi kërkesën palestineze Abas pritet si hero në Palestinë Abbas dorëzon kërkesën në OKB propozimin e Kuartetit për Lindjen e Mesme, për rinisjen e bisedimeve mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Për Shtetet e Bashkuara plani është zhgënjyes, ndërsa shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Baronesha Kethrin Eshton u bëri thirrje palëve t’i shmangen akteve provokuese.
Izraeli ndërtoi vendbanimet në Gilo, pas pushtimit të territorit në vitin 1967. Më pas u përfshi në bashkinë e Jeruzalemit, një lëvizje e cila nuk u pranua nga bashkësia ndërkombëtare.
Të martën, tre reporterët e OKB-se i bënë apel autoriteteve izraelite t’i japin fund shkatërrimit të shtëpive palestineze apo ndërtimeve të tjera në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
Zbardhet propozimi i CEZ: Rritje deri në 5% për familjet
KLSH: Borxhi tatimor arrin 700 milionë USD
Përleshje në veri të Mitrovicës
Gjyq vetëm me gazetarët