Mancini sulmon ashper Carlos Tevez

Roberto Mancini, trajneri i Manchester City, ka theksuar se Carlos Tevez i ka mbyllur hesapet me skuadrën pasi sulmuesi nuk pranoi të hynte në fushën e lojës kur trajneri italian i kërkoi të bëhej gati.
Argjentinasi tha JO kur trajneri i tha të ngrihej për të bërë nxemjen kur anglezët gjendeshin në disavantazhin e dy golave në ndeshjen e djeshme ndaj Bayern Munchen, takim i vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
“Ai i ka mbyllur hesapet. Nuk pranoi të hynte në fushë kur unë i thashë ta bënte këtë gjë. Është e papranueshme dhe Tevez nuk do të luajë më kurrë sa unë të jem trajneri i City-t. Ditët e ardhshme do të flas me presidentin. Nuk dua që kjo situatë të përsëritet”, u shpreh Mancini pas humbjes 2-0 në Allianz Arena.
“Asnjë lojtar i Milan, Bayern Munchen apo Manchester United nuk do ta bënte këtë gjë. Një lojtar i një klubi të madh nuk mund të refuzojë të ndihmojë shokët e tij të ekipit, aq më tepër në një ndeshje të rëndësishme si kjo ndaj Bayern”, shtoi tekniku italian.
Tevez u mërzit për faktin se Mancini zëvendësoi sulmuesin Dzeko me mesfushorin shkatërrues De Jong.
“Tevez do të ishte zëvendësimi i dytë dhe këto gjëra i vendos unë. Nëse një lojtar që fiton aq shumë para nuk pranon të luajë në një kompeticion si Champions, atëherë ai nuk mund të luajë më për këtë ekip”, përfundoi i nervozuar Mancini.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli “Champions”, Bajern mposht City
Ndeshjet e dyta në grupe në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar spektakël, gola dhe supriza. Real Madrid mund 3-0 Ajax, Manchester City nuk merr asnjë pikë në “Allianz Arena” përballë Bajernit, ndërkohë që Bazeli ishte shumë pranë cudisë në “Old Traford”.
Huub Stevens, trajneri i ri i Schalke 04
Schalke 04 njoftoi ditën e martë se Huub Stevens është trajneri i ri i Schalke 04 duke zëvendësuar në këtë post gjermanin Ralf Ragnick. Sot ndeshjet e Champions League
Rikthehen sot në mbërmje ndeshjet e Champions League, takimet e dyta të fazës së grupeve. Mourinho, 100 ndeshje në Europë
Jose Mourinho do të arrijë mbrëmjen e së martës ndeshjen numër 100 si trajner në kompeticionet europiane. Ferguson: Televizionet komandojnë Premier League
“Televizionet kanë shumë pushtet dhe komandojnë në futbollin anglez”. Ky është mendimi i Sir Alex Ferguson, menaxherit të Manchester United.
Lajmet kryesore
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
Zbardhet propozimi i CEZ: Rritje deri në 5% për familjet
KLSH: Borxhi tatimor arrin 700 milionë USD
Përleshje në veri të Mitrovicës
Gjyq vetëm me gazetarët