E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic KFOR dhune ndaj serbeve


Serbia konsideron se situata në veri është një dhunë ndaj serbëve të atjeshëm. Politikanët serbë kanë reaguar duke dënuar ngjarjet e reja në këtë zonë.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në një deklaratë për agjencinë shtetërore Tanjug, ka theksuar se KFOR-i është aty për të mbrojtur qytetarët duarthatë dhe jo të përleshet me ta dhe se ushtarët duhet të jenë neutral në këto momente.

Tadiç ka ftuar për qetësimin e situatës, duke u shprehur se nuk ka asnjë gjë që mund të shfajësoj veprimet e KFOR-it, e që paraqitet si një dorë e zgjatur e Prishtinës.

“E kritikoj ashpër përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve dhe apeloj tek bashkësia ndërkombëtare dhe forcat ndërkombëtare të mos përleshen me serbët në veri të Kosovës e Metohisë”, ka thënë Tadiç në një deklaratë.

Mediat serbe kanë raportuar ndryshe nga mediat e Kosovës dhe sipas tyre në veri të Kosovës janë lënduar gjashtë serbë pasi KFOR-i ka përdorur dhunë dhe plumba goma kundër tyre.

Ndërsa rastin e ka dënuar edhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i cili ka theksuar se kjo nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit.

Kurse ministri i Policisë, Ivica Daçiç, e ka quajtur turp për bashkësinë ndërkombëtare atë që ka ndodhur në Kosovë dhe, sipas tij, Serbia do të kërkoj urgjentisht që të definohen qëndrimet e ndërkombëtarëve në Kosovë.

Partitë opozitare kanë kritikuar KFOR-in, por edhe disa prej tyre, kanë thënë se Serbia do të duhej të ndryshojë politikën e saj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Përplasje për maunet e Kosovës
Mallrat nga Kosova po hyjnë në Serbi përmes dokumentacionit të dyfishtë, duke u pajisur edhe me dokumente të nevojshme nga strukturat paralele e  ilegale serbe në Kosovë. Kosovë-Serbi, sot bisedimet
Përvec disa takimeve bilaterale Prishtinë-BE dhe Beograd- BE, raundi i shtatë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi u shty për disa orë, pritet të mbahet të mërkurën paradite në Bruksel. Përleshje në veri të Mitrovicës
Të paktën katër ushtarë të KFOR-it e disa serbë raportohet të jenë lënduar nga një përleshje ndërmjet tyre në pikën kufitare në Jarinjë. Stefanovic, takim me ndërkombëtarët
Kryenegociatori serb Borko Stefanovic do të zhvillojë më parë një takim me zyrtarë ndërkombëtarë para se të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me palën kosovare.
Ndërhyn KFOR, heq barrikadat
Trupat e NATO-s kanë filluar largimin e barrikadave të cilat janë të vendosura në pjesën veriore të Kosovës.

Lajmet kryesore

OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
Zbardhet propozimi i CEZ: Rritje deri në 5% për familjet
KLSH: Borxhi tatimor arrin 700 milionë USD
Përleshje në veri të Mitrovicës
Gjyq vetëm me gazetarët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›