Izraeli njofton për sulm me predha nga Libani

Ushtria e Izraelit thotë se predhat e hedhura nga pjesa jugore e Libanit kanë rënë në pjesën veriore të Izraelit.
Ushtria tha se ky ishte incidenti i parë me sulme me predha nga Libani, prej tetorit të vitit 2009.
Izraeli është kundërpërgjigjur me zjarr artilerie, duke sulmuar hapësirat prej nga ishin hedhur predhat.
Ushtria izraelite tha se sulmi ishte “i rëndë” dhe e mbanë përgjegjëse qeverinë dhe ushtrinë e Libanit, që nuk i kanë parandaluar sulmet kundër Izraelit.
Në vitin 2006, Izraeli zhvilloi luftë 34 ditëshe me Hezbollahun, që mbështetet nga Irani dhe Siria, e që i ka bazat në Liban, me ç’rast u vranë 1200 libanezë dhe 160 izraelitë.