Krasniqi niset për Gjermani

Me ftesë të kryetarit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur sot për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të qëndrojë deri më më 3 dhjetor.
Gjatë kësaj vizite kryekuvendari Krasniqi do të takohet më kryetarin e Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert, si dhe me udhëheqës tjerë të lartë të trupave të Bundestagut.
Në këtë vizitë, kreu i legjislativit të vendit do të shoqërohet nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, këshilltari i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi, si dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.