Një krim makabër tronditë Francën

Ngjarja në Germin Evek, rreth 60 km në lindje të Parisit, ndezi debatin se përse autoritetet nuk bëjnë më shumë për të mbrojtur fëmijët.
Disa media franceze raportuan se i ati i vogëlushit 3 vjeçar është arrestuar, si i dyshuar për vrasjen e të birit duke e futur në lavatriçe, si ndëshkim për sjellje jo të mirë në kopsht. Një prej fqinjëve që nuk pranoi të identifikohej kishte mësuar për vdekjen e 3 vjeçarit nga e motra e tij.
Gjyshja nga e ëma e 3 vjeçarit tregoi se i ati i vogëlushit kishte qenë shumë i dhunshëm edhe me të shoqen. “Vajza ime s’mund të bënte asgjë, sepse ai ishte shumë i dhunshëm. Ishte e pafuqishme përballë tij”, theksoi ajo.
Gazeta franceze “Le Figaro” shkruan se fëmija kishte vdekur nga goditjet në kokë, por i ati i mohon akuzat, duke thënë se ai ndërroi jetë, pasi kishte rënë nga shkallët.