Izraeli nuk ndalon kolonizimet në Cisjordani
Cisjordani -Izraeli ka refuzuar bllokimin total të kolonizimit në Cisjordani, kërkuar disa ditë më parë nga presidenti amerikan."Dua të bëj të qartë se qeveria izraelite nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që të bllokohet kolonizimi i ligjshëm në Cisjordanie", konfirmoi ministri izraelit i Transporteve, Israël Katz, një i afërt i kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
Disa ditë më parë SHBA-ja kërkoi bllokimin total të kolonizimit duke refuzuar dallimin mes dy kolonive. Katz është anëtari i parë i qeverisë që shprehet publikisht për mosmarrëveshjet e shfaqura javët e fundit me SHBA-në për shkak të deklaratave të presidentit amerikan, Obama dhe sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.