Rama takime në Fier
Fier -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar të prezantojë edhe në qytetin e vogël të Patosit kandidatët për deputetë të qarkut të Fierit. Gjatë takimeve me banorë, Rama ka premtuar liberalizim të vizave brenda viti 2010, “si një ëndërr e shqiptarëve që mund të bëhet realitet me një qeverisje të denjë të qytetarëve e cila do të plotësojë të gjitha kushtet për të bërë të mundur lëvizjen e lirë”. Tre vjet pa taksa për çdo biznes të ri agrar ka premtuar Rama në këto takime, kjo si një mundësi për të sjellë zhvillimin e vërtetë në zonat rurale të vendit.
“Dhënia e certifikatave të pronësisë dhe Ministria e posaçme për fshatin një tjetër nga premtimet me të cilat PS kërkon votën në 28 qershor, për ti realizuar. Sfida më e madhe është lufta më varfërinë duke nxitur punësimin, kjo është një betejë që do ta fitojmë të gjithë së bashku pas 28 qershorit pasi programi i ngritur për dy vjet socialistët do të bëjë që ti jepet fund papunësisë t’i jepet fund varfërisë dhe pamundësisë në këtë vend që i ka të gjitha mundësitë”-theksoi Rama.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim Rama është ndalur tek fakti se qeverisja e re e socialistëve nuk duhet të kushtëzohet nga mungesa e numrave dhe nuk duhet të bjerë pre e matematikës kuvendore, ndaj Rama ka bërë apel për sa më shumë vota për Partinë Socialiste.
“Ju do të votoni edhe për të garantuar që në 28 qershor, ne të kemi një qeveri që nuk është më pre e interesave të kryetarëve, që nuk është më pre e pazareve mes kryetarëve, që nuk është më një top futbolli në këmbët e kryetarëve dhe të lloj lloj partive që kanë kaq vite që ju marrin shpirtin, pa ju dhënë mundësinë që ta shikoni të ardhmen të garantuar dhe pa ju dhënë mundësinë që të ndjeheni denjësisht të përfaqësuar.