Italia shpreh interes për energjinë e rinovueshme

Kryeministri Berisha çmoi se niveli i lartë i marrëdhënieve dypalëshe mishërohet nga marrëveshja e partneritetit strategjik midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve po njohin zhvillime të vrullshme.
Kryeministri shprehu vlerësimet më të larta për zgjedhjen e Kryeministrit të ri të Italisë z. Mario Monti. Një theks të veçantë ambasadori Gaiani vuri tek zhvillimet në sektorin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri duke shprehur interesin që ka tregu Italian në këtë drejtim.
Në takim u bisedua edhe për fusha të tjera me interes dypalësh si në ekonomi, turizëm, bujqësi etj. Në përgjigje të interesit të Kryeministrit për nxitjen e investimeve italiane në Shqipëri, si një vend që ofron potenciale të mëdha, ambasadori Gaiani shprehu angazhimin për të punuar në këtë drejtim duke ndjekur vazhdën shumë pozitive të investimeve italiane gjatë viteve të fundit.
Zonja Topalli, nga ana e saj, tha se Italia është vendi fqinj, me të cilin marrëdhëniet janë më shumë se të shkëlqyera, falë lidhjeve historike, kulturore, ekonomike e njerëzore. Italia është një avokate e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë dhe e vendeve të rajonit.
Në këtë frymë, Kryetarja e Kuvendit hodhi idenë e organizimit të takimeve të përbashkëta rajonale, ide që u përkrah nga ambasadori i Italisë. Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Gaiani diskutuan për një shkëmbim edhe më të shpeshtë mes komisionesh parlamentare të veprimtarive prodhuese, transportit, ekonomisë, për të mundësuar kështu edhe projekte kombëtare, por edhe rajonale e infrastrukturore nga BE-ja. /Start/
2011-12-12 15:46