Medvedev: SHBA-Rusi, raporte më të sigurta

Presidenti rus, Dmitri Medvedev deklaroi se Rusia ishte e gatshme të konsolidonte marrëdhëniet e saj me SHBA-në, pas disa vitesh pothuaj "lufte të ftohtë", disa ditë përpara një vizite të homologut të tij, Barack Obama në Moskë. "Administrata e re amerikane, me në krye presidentin Obama - ka shfaqur vullnetin e saj për ta ndryshuar situatën, për ndërtimin e marrëdhënieve më efikase, më të sigurta dhe në përfundim më moderne", nënvizoi Medvedevi në një regjistrim video në një faqe interneti. "Dhe ne jemi gati për këtë", shtoi ai. "Duhet pranuar se marrëdhëniet mes vendeve tona janë në fakt të degraduara këto vitet e fundit. Krizë besimi, mosveprim, mungesë vullneti për të mos ndërmarrë asnjë veprim, mund të përdorim fjalë nga më të ndryshmet", theksoi Medvedevi. "Fakti është se megjithëse kontaktet personale jo të këqija me presidentin paraardhës (George W. Bush), marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së desh ranë në nivelin e 'një lufte të ftohte", shtoi ai.