Izraeli sulme ajrore ndaj Hamasit
Izraeli deklaroi se ka kryer sot sulme ajrore kundër dy ndërtesave të Hamasit në Rripin e Gazës si kundërpërgjigje për sulmet me raketa kundër shtetit hebre. Sulmet ajrore u kryen në prag të zgjedhjeve izraelite, ku siguria është një çështje kryesore. Palestinezët deklaruan se të paktën një raketë izraelite ka goditur një ndërtesë të përdorur nga policia e Hamasit. Nuk ka njoftime për viktima. Ushtria izraelite njoftoi se sulmet ajrore ishin një kundërpërgjigje për dy raketat e hedhura dje në jug të Izraelit nga enklava palestineze e drejtuar nga Hamasi. Raketat shkaktuan dëme, por jo viktima.