E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetet pasuri botërore e njerëzimit në Shqipëri, online në 7 gjuhë

Butrinti dhe Gjirokastra, qytete të shpallura pasuri botërore e njerëzimit, të cilave iu është shtuar sëfundmi edhe Berati, janë tashmë pjesë e www.sitiunescoadriatico.org, ku shpalosin vlerat e tyre vizuale, historike e arkeologjike në 7 gjuhë duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Këto të dhëna janë përpunuar si pjesë e projektit INTERREG III A Itali-Shqipëri, që ka patur për qëllim të vlerësojë trashëgiminë artistiko-kulturore-natyrore të vendeve të njohura nga Unesco si trashëgimi e njerëzimit të ndodhura në dy anët e Adriatikut, duke nxjerrë në pah dhe karakteristikat e tyre të jashtëzakonshme. Kjo adresë interneti mundëson krijimin e itinerareve që vënë në dukje lidhjet historiko-artistike dhe karakteristikat e bashkëndara të vendeve të ndryshme Unesco, duke sugjeruar edhe udhëtime turistike të panjohura më parë. udhëtimi on-line në mrekullitë e Adriatikut, të denja për të zgjuar interesin e formave të shumta të turizmit dhe qarqeve të ndryshme kulturore, që përfshijnë të dy brigjet e Adriatikut. Projekti ka realizuar gjithashtu përhapjen e eksperiencave të restaurimit, rikuperimit, katalogizimeve dhe të linjave orientuese për administrimin e vendeve, pranë të gjithë partnerëve, nëpërmjet organizimit të seminareve dhe workshopeve të studimit mbi restaurimin dhe teknikat e tij, mbi forma të reja të përshtatshme për administrimin e vendeve trashëgimi kulturore e mbi promovimin turistik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›