Izraeli vazhdon ndertimet - cenohen negociatat

Kolonet e kremtuan fundin e moratoriumit te ndertimeve ne Kiriat Netafim ne pjesen veriore te Bregut Perendimor te Jordanit. Ata afruan kamione si dhe gatuesit e betonit dhe vune gurin e pare per nje kopsht te ri femijesh. Gershon Mesika kryetari i keshillit te zones Samaria e quajti presidentin Barack Obama i cili qe angazhuar per nje vazhdim te moratoriumit te ndertimeve me emrin e tij te dyte arab Qe nga kjo skene tha Mesika une i drejtohem Husein Obamas dhe i them vendi Izrael i perket popullit te Izraelit.
Leja per ndertime
Ministri i Transportit Jisrael Katz tha ne fjalen e tij solemne me rastin e perfundimit te moratoriumit te ndertimeve Qe prej mesnates banoret qe kane marre leje te rregullta ndertimi kane mundesi te vazhdojne ndertimin e shtepive te tyre. Une deshiroj ta falenderoj kryeministrin Netanjahu kryetarin e Likudeve i cili iu permbajt detyrimeve te tij dhe parimit te bisedimeve te paqes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Benjamin Netanyahu dhe Mahmoud Abbas procesi ne sprove.
Kryeministri izraelit Netanjahu telefonoi te dielen disa here me ministren e Jashtme te SHBA Clinton me presidentin egjiptian Mubarak dhe me mbretin e Jordanise Abdullah. Kryeministri shpreson se palestinezet do te marrin serish pjese ne bisedimet e paqes. Presidenti palestinez Mahmud Abas pati bere te ditur se do ti nderpriste negociatat nese Izraeli nuk do ta zgjaste moratoriumin e ndertimit te kolonive te reja.
Netanjaju synon bisedime te ndershme
Ne nje deklarate te tij Netanjahu i beri thirrje presidentit Abas qe ti vazhdoje bisedimet e mira dhe te ndershme per te arritur nje marreveshje historike paqeje. Izraeli eshte i gatshem tha kryeministri qe ne ditet e ardhshme te gjeje se bashku me SHBA dhe palestinezet nje rruge per ti vazhduar negociatat. Netanjahu theksoi se synimi i tij per te lidhur nje marreveshje paqeje ishte serioz dhe i ndershem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Veshtire edhe ndertime edhe bisedime...
Sipas informacioneve te kanalit te pare televiziv izraelit izraelitet palestinezet dhe negociatoret amerikane do te kerkojne javen e ardhshme nje kompromis te ri. Dakordimi do te jete pastaj baza per bisedime te reja paqeje. Bisedat per nje kompromis te tille nisen sipas te dhenave te gazetes izraelite Haaretz qe naten e kaluar.
Autor Sebastian Engelbrecht/Auron Dodi
Redaktoi Bahri Cani