E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja duhet te reformohet dhe jo te zevendesohet

Kombet e Bashkuara jane moshuar. Kjo shihet qarte kur hyn ne ndertesen buze Hudson Riverit. Do te zgjase deri sa korridoret e erreta dhe zyrat erendenjura te jene rinovuar dhe teknika e vjeteruar te jete sjelle ne stadin me te fundit. Nderkohe puna vazhdon dhe perseri u pa qe OKB-ja eshte e domosdoshme.

Ne kete mes debati i pergjithshem ze nje vend te rendesishem. Nga njera ane sepse shtetet anetare i paraqesin ketu publikut shqetesimet me urgjente. Per shembull presidenti amerikan Barack Obama mund te perhape vizionin qe se shpejti Palestina e pavarur te behet realitet dhe anetari i 193-te i OKB-se. Kjo ne nje kohe qe bisedimet e paqes te saponisura me ndermjetesim amerikan gjendet serish ne teh te briskut sepse izraelitet nuk e zgjaten ndalimin e perkohshem te ndertimit te ngulimeve ne Bregun Perendimor te lumit Jordan. Por ne rast se se afermi do te kete nje kompromis midis izraeliteve dhe palestinezeve atehere bisedimet vendimtare kane nisur ne Nju-York. Sepse ne OKB nuk mblidhen vetem ministra te jashtem dhe kryetare qeverish ketu anetaret e te gjitha delegacioneve kryejne ate qe sekretari amerikan i shtetit per Lindjen e Mesme Jeffrey Feldman e quajti speed dating diplomatik. Ne keto permasa nje gje e tille ekziston vetem ne OKB.

Nga ana tjeter debati i pergjithshem eshte i rendesishem edhe per arsye se perreth tij organizohen rregullisht takime te tjera te rendesishme me pjesemarrje te rangut te larte. Per shembull javen e kaluar bashkesia nderkombetare vendosi te vazhdoje te ndjeke synimet e mijevjecarit per te luftuar varferine dhe semundjet per te marre seriozisht mbrojtjen e llojeve dhe per te cuar perpara carmatimin. Pas nje mbledhjeje krize te disa vendeve mbi Sudanin sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon paralajmeroi prej nje lufte te re civile ne vendin me te madh te afrikes. Bashkesia nderkombetare nuk do te toleroje nje lufte te re tha ai.

Ne te gjithe sektoret progresi eshte me i ngadalshem sesa mund te parapelqehet. Pa dyshim ne bote ka shume varferi semundje dhe dhune. Sepse jo vetem ndertesa e OKB-se edhe organizata duhet modernizuar sa me pare. Teper te ngadalta jane vendimet teper jotransparente ne kanalet e vendimmarrjes. Dhe fakti qe as shtetet afrikane as ato amerikanojugore nuk bejne pjese te anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit eshte nje anakronizem. Megjithate sikur te mos ishte OKB-ja ajo duhej shpikur. Por perballe interesave te ndryshme te 192 shteteve anetare sot kjo nuk do te ishte me e mundur.

Autor Christina Bergmann

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›