Kosova refuzon bisedimet sipas planit te Ban Ki Moonit

Udheheqesit e institucioneve te Kosoves thone se Prishtina zyrtare ka bere kompromise te medha kur e ka pranuar pakon e Marti Atiasarit e cila serbeve u jep te drejta te mjaftueshme. Sipas tyre kompromise tjera nuk do te kete dhe ne kete menyre hedhet poshte mundesia qe plani gjashte pikesh i sekretarit te pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon te jete pjese e bisedave te paralajmeruara Prishtine-Beograd. Plani i zotit Ban Ki Moon ne mes tjerash parasheh qe Beogradi dhe Prishtina te diskutojne per ceshtjen e policise Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ban Ki Moon
doganave dhe gjykatave me theks te vecante ne veriun e Kosoves. Edhe Beogradi zyrtar kerkon qe keto pika te diskutohen me autoritet kosovare.
Beogradi kerkon Prishtina refuzon
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se cdo diskutimi me Beogradin per ceshtjet e brendshme te Kosoves do ta demtonte funksionalitetin e shtetit.
Kosova ka diskutuar me heret ka biseduar dhe ka bere kompromise per pakon e Marti Ahtisarit kompromise me te drejtat etnike dhe me balansin gjeografik te shtrirjes se sovranitetit ne tere teritorin e Republikes. do kompromis tjeter ne kete drjetim do ta demtonte kete balans dhe do te humbte funksionalietin e shtetit te Kosoves. Ne kete drejtim nuk ka kompromis thote Hajredin Kuci. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hajredin Kuci - jo bisedime sipas planit te Ban Ki Moonit.
Ne te njeten linje shprehet edhe kryetari i parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi i cili thote se plani gjashte pikesh i sekretarit te pergjitshem te OKB-se eshte miratuar dy vjete me pare. Nderkohe qe ne Kosove tash ka nje realitet krejt tjeter.
Ne e dime se ka ekzistuar nje plan gjashte pikesh. Por pas opinionit pozitiv te Gjyaktes Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves dhe pas rezolutes se miratuar ne OKB kemi nje situate tjeter me te avancuar dhe me te favorshme per pozicionin e Kosoves. Keshtu qe nese do te kete biseda politike atehere ato duhet te kene vetem miratimin e parlamentit thote Jakup Krasniqi.
Vijat e kuqe nuk jane relevante
Analistet e pavarur mendojne se vijat e kuqe te potencuara vazhdimisht nga Prishtina dhe Beogradi per te cilat thuhet se nuk do te tejkalohen nuk jane relevante ne kete faze per faktin qe ndermjetesues ne bisedimet e parlajmeruara Prishtine-Beograd eshte Bashkimi Evropian. Agron Bajrami thote se ceshtja e veriut te Kosoves padyshim qe do te jete pika me e nxehte e bisedimeve. Ai mendon se veriu duhet diskutuar me serbet lokal. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jakup Krasniqi.
Ajo qe duhet te ndodhe eshte se nuk duhet hapur diskutimi i ceshjes se veriut me Beogradin. Kjo ceshtje duhet te diskutohet me serbet e veriut apo me mire te them me serbet lokal ne menyre qe dialogu te hapet brenda Kosoves dhe jo ne raport me Serbine. Ky dialog me serbet lokal do ta bente te panevojshem dialogun per veriun me Beogradin thote Agron Bajrami.
Ende pa axhende zyrtare Institucionet kosovare akoma nuk e kane publikuar axhenden e tyre te bisedave me Serbine. Ato thone se axhenda e Kosoves do te jete e kordinuar mire ndermjet qeverise parlamentit dhe presidences por nuk caktojne nje date se kur kjo do te ndodhe. Mediat ne Kosove shkruajne se filimi i tetorit do te jete koha kur Prishtina dhe Beogradi do te fillojne bisedimet.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Bahri Cani