E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli vazhdon të tërhiqet nga Gaza

Gaza - Izraeli që shpalli armëpushim të njëanshëm vazhdon të tërhiqet nga Rripi i Gazës. Izraeli në Gaze, brenda 22 ditëve vrau 1.315 vetë dhe nuk la gurë mbi gurë. Parashikohet që tërheqja e ushtarëve izraelit nga Gaza të mbarojë deri sot, kur të bëhet edhe ceremonia e betimit e Presidentit të ri të Amerikës Barak Obama.

Pritet që nesër të shkojë në Gaza Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun. Kurse Gaza është kthyer në një vend me rrënoja dhe plehra. Nga rrënojat vazhdojnë të nxjerrin ende kufoma. Banorët e Gazës përpiqen të marrin sendet ende të përdorshme që mund të nxirren nga rrënojat. Mendohet sa kanë ngelur pa shtëpi rreth 50.000 vetë.

Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë paralajmëron se në Gaza janë të gjitha kushtet për përhapjen e ndonjë epidemie dhe bëri thirrje për marrjen e masave urgjente.

Zëdhënësi i Hamasait ka bërë të ditur se megjithë vendimin për armëpushim ata do të vazhdojnë të furnizohen me raketa. Ai tha se në rast se ushtarët izraelit tërhiqen brenda një jave atëherë zgjidhjet do të mund ti bisedojnë në tavolinë.

Ndërkohë që Ministrja e Punëve të Jashtme të Izraelit, pyetjes në lidhje me humbjet e mëdha në njerëz ju përgjigj se këto gjëra janë normale në luftën me terrorizmin. Livni në një fjalim të transmetuar në televizionin izraelit tha: "Ishim të detyruar ta bënim këtë operacion. Për këtë e kemi ndërgjegjen të qetë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›