BE arrin marrëveshje me Rusinë për furnizmin me gaz
Pragë - Kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin, kanë rënë dakord gjatë një bisede telefonike për stacionimin e kontrollorëve të pavarur evropianë në Ukrainë, të cilët duhet të vëzhgojnë gjendjen rreth gazsjellësve. Kështu, pas mosmarrëveshjeve të shumta dhe sinjaleve kundërthënëse, shtetet evropiane mund të shpresojnë se sërish do të furnizohen me gaz prej Rusisë. Sipas Drejtorit të Gazprom, Alexej Miller, furnizimi do të vazhdojë shumë shpejt, në veçanti në Evropën Juglindore, ku gjendja paraqitet emergjente. "Gjendja e krijuar kohët e fundit rreth kalimit të gazit rus përmes territorit të Ukrainës është e padurueshme. Me partnerët evropianë kemi rënë dakord që në stacionet e tranzitit të dërgohen vëzhguesit evropianë. Prandaj jam i bindur se konsumatorët evropianë së shpejti do të furnizohet 100 % me gaz rus", tha Miller.