Izraelitët dhe iranianët në fushatë kundër luftës

Prej muajsh të tërë flitet për fillimin e mundshëm të një sulmi izraelit ndaj Iranit. Madje, javët e fundit këto zëra janë përforcuar ndjeshëm.
Por, ndërsa politikanët e të dyja vendeve bëjnë llogaritë se si do të veprojnë, në mars, dy disanjerë izraelitë filluan një nismë shumë të veçantë në Facebook, të titulluar “Izraeli e do Iranin”.
Kjo nismë pati shumë sukses dhe tri javë më parë, aktivistë izraelitë dhe iranianë janë takuar në Gjermani, për të vijuar një tjetër fushatë solidariteti, për dashuri mes popullatave të dy vendeve.
“Nuk jam i gatshëm të vdes në luftën tuaj”, është fushata e re e nisur nga aktivistët e të dy vendeve.
“Theksin e kemi vënë në luftën e tyre, sepse kjo nuk është luftë e popullit, por e politikanëve”, shprehet Ronny Edry, një prej aktivistëve izraelitë.