Objektivi i Milanit, Scudetto

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka këshilluar trajnerin Massimiliano Allegri të synoj Scudetton pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Nigel de Jong nga kampioni i Premierligës, Manchester City.
“Tani Allegri nuk do të ketë më arsyetime”, deklaroi Galliani për Gazzetta dello Sport.
“Milani, falë katër përforcimeve të fundit është kthyer në garë për Scudetto. De Jong është një prej futbollistëve më të mirë në Evropë në rolin e tij dhe pa dyshim, do të paraqitet mirë për ne. Dallimi mes nesh dhe rivalëve është zvogëluar dhe në vend të pozitës së tretë tani duhet të luftojmë për titull”, përfundoi ai.