J-Lo dhe Marc Anthony sërish në gjykatë
LOS ANGELES- Në prill, kur këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Marc Anthony, patën dorëzuar dokumentet për shkurorëzim, gjykata i kishte paralajmëruar ata se pa lejen e gjykatës nuk mund të largojnë fëmijët nga Kalifornia.
Jennifer Lopez në muajin korrik do të fillojë turneun me kolegun e saj, Enrique Iglesias, dhe me vete dëshiron të marrë binjakët katërvjeçarë Max dhe Emma. Për të arritur qëllimin e saj ajo duhet të marrë leje prej gjykatës, sepse asnjëri prej tyre nuk mund të dalë fëmijët jashtë Kalifornisë, pa miratimin paraprak të gjykatës.
Në turne do të shkojë edhe Marc dhe për këtë arsye ai dëshiron që sa më shpejt të jetë e mundur të merret vesh rreth datave me Jenniferin se kur do të jenë fëmijët me të. Çifti po pret muajin qershor, ku gjykata do të vendosë se kur do rrinë binjakët me të atin dhe kur me të ëmën.
(m.a/koha/BalkanWeb)