E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e partive pa konsensus për reformën zgjedhore

PRISHTINË- Partitë politike kosovare nuk gjejnë konsensus për reformën zgjedhore. 

Siç raporton KTV, partitë politike vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre sa i përket zonave zgjedhore, propozime këto që nisin nga 6 deri 100 zona zgjedhore.
Kryeministri Hashim Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala dhe ai i AKR-së, Ibrahim Makolli, përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar, shefi i ICO-se, Peter Feith si dhe ambasadorët ai i OSB-së dhe ambasadori britanik janë mbledhur në një drekë punë për të diskutuar për reformën zgjedhore konkretisht për katër pikat për të cilat komisioni për reformën zgjedhore nuk ka pasur konsensus.

Këtë takim e ka bojkotuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndërsa pikat të cilat komisioni nuk arrit të akordohej janë: puna e listave, zonat zgjedhore, pragu zgjedhor si dhe shpërndarja e mandatëve. 

Kryetari Komisionit për reformën zgjedhore, Haki Demolli ka bërë të ditur se edhe pse nuk ka pasur konsensus në këtë takim, një marrëveshje për këtë pritet të arrihet në tre muajt e ardhshëm. Demolli ka paralajmëruar se me 30 maj do të mbahet takimi i ardhshëm ku të gjitha partitë politike janë të obliguara që deri më këtë datë të marrin një vendin në mënyrë që t’i prezantohen më pas komisionit propozimet dhe më pas të shikohet mundësia e një marrëveshjeje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›