E Enjte, 5 Nëntor 2026

JAPONI – Ish-ministri i Mbrojtjes Ishiba zgjidhet kryeministër

TOKIO, 27 shtator /ATSH-DPA/- Partia Liberal Demokratike (LDP) në pushtet e Japonisë ka zgjedhur ish-ministrin e Mbrojtjes, Shigeru Ishiba si kreun e ri të partisë së saj, duke e bërë atë edhe kryeministër të ri të vendit.

Për shkak të shumicës së LDP-së në Dhomën e Ulët me ndikim të parlamentit, Dhomën e Përfaqësuesve, zgjedhja e Ishiba si kryeministër – i ekonomisë së katërt më të madhe në botë – praktikisht u sigurua të martën.

67-vjeçari pason Fumio Kishida, i cili nuk kandidoi në zgjedhje për shkak të një skandali të donacioneve partiake.

Ishiba fitoi në balotazhin kundër ministrit konservator nacionalist për Sigurinë Ekonomike Sanae Takaichi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›