E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIGË – Lituania planifikon të blejë tanke “Leopard 2” të prodhimit gjerman

RIGË, 27 shtator /ATSH-DPA/- Lituania synon të blejë tanke luftarake gjermane “Leopard 2” për një divizion të ri të ushtrisë së saj, tha sot ministri i Mbrojtjes, Laurynas Kasciunas.

Kasciunas nuk dha detaje se sa tanke ose cilin version të tankeve të ndërtuara nga Krauss-Maffei do të blinte vendi i tij – ose se sa do të kushtonin ato.

“Kontrata mund të nënshkruhet në nëntor, pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare të ketë marrë një vendim përfundimtar për blerjen”, tha Kasciunas.

Lituania është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Ajo kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleaten e Rusisë, Bjellorusinë.

Shteti baltik e sheh luftën e Rusisë në Ukrainë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tij kombëtare.

Për këtë arsye, qeveria në Vilnius ka rritur shpenzimet ushtarake dhe po përmirëson masivisht ushtrinë e saj.

Do të krijohet një divizion i ri i forcave të armatosura, i cili do të përfshijë gjithashtu një batalion tankesh.

Gjithashtu, një brigadë e blinduar e ushtrisë gjermane, ose Bundeswehr, do të vendoset përgjithmonë në Lituani. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›