E Enjte, 5 Nëntor 2026

NJU JORK – Michel bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme

NJU JORK, 27 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i ka kërkuar qeverisë izraelite të ndalojë dhunën në Lindjen e Mesme.

“Kjo nuk mund të vazhdojë. Ne duam një shtet demokratik të fortë të Izraelit që jeton në paqe dhe në siguri – krah për krah me popullin palestinez, … i cili duhet të ketë shtetin e tij të qëndrueshëm”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Përpjekja për të arritur sigurinë pa paqe është e pamundur. Pa paqe, nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme. Një botë që drejtohet nga hakmarrja është një botë më pak e sigurt”, tha Michel.

Izraeli nisi një fushatë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit – të lidhur me Iranin – në Gazë për t’u hakmarrë ndaj masakrës së Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë.

“Numri i të vdekurve në Gazë vlerësohet në më shumë se 41 500 pas gati një viti luftimesh”, sipas autoritetit shëndetësor të Hamasit, i cili nuk bën dallime midis vdekjeve të civilëve dhe luftëtarëve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›