E Shtunë, 31 Tetor 2026

JO Greqisë, PO SHqipërisë

Ka përfunduar me fund pozitiv "telenovela" për Ergys Kaçen. Mesfushori 19-vjeçar i PAOK-ut ka vendosur të luajë për Shqipërinë, pas një dileme të gjatë dhe "presioni" nga ana e klubit e menaxherit për të zgjedhur Kombëtaren e Greqisë.

Lojtari ka pasur disa takime me drejtues e përfaqësues të Shqipërisë, por fillimisht nuk i ka pranuar ofertat e para për t’u grumbulluar.

Gjithsesi, në fund ai është dorëzuar para dëshirës për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi, duke pranuar ftesën e fundit për të qenë pjesë e Kombëtares për ndeshjen me Norvegjinë.

Burime pranë FSHF-së pranojnë se lojtari është i grumbulluar dhe se do jetë nën urdhrat e trajnerit De Biazi për sfidën e datës 7 qershor. /Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›