Jep dorëheqje Lulzim Peci, i pakënaqur me kryeministrin
KOSOVE- Lulzim Peci ka treguar se kryeministri i ka telefonuar pas një deklarate të dhënë për mediat në Beograd se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.
"Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë", thuhet në komunikatën e dërguar nga Peci.
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë se ende mendon se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të raporteve me palën serbe.
"Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.
Ai ka falënderuar presidenten Jahjaga dhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu për mundësinë që ia kanë dhënë për të shërbyer në misionet diplomatike e Kosovës.
(a.h / Telegrafi/ BalkanWeb)