E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja 211 përfituesit e kompensimit për vitin 2009

"Shekulli" publikon sot listën e plotë të përfituesve nga fondi i kompensimit të pronarëve për vitin 2009.

TIRANË- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikon listën e pronarëve të cilët do të përfitojnë nga fondi prej rreth 1.2 miliardë lekë vënë në dispozicion nga qeveria për vitin 2009. Kjo shumë do të shpërndahet për 211 subjekte, të cilët janë shpallur si fitues nga 521 dosje që ishin dorëzuar pranë zyrave rajonale të AKKP-së. "Shekulli" boton sot listën e plotë të përfituesve, të cilët duke filluar nga data 18 nëntor 2009, duhet të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të pronave për të dorëzuar numrin e llogarisë, në të cilin do të bëhet i mundur hedhja e shumave përkatëve.

Gjatë prezantimit të listës kreu i AKKP-së, Elvis Çefa theksoi se numri prej 211 përfituesish ka dalë pas një verifikimi dhe shqyrtimi të plotë tyë të gjithë dosjeve të dorëzuara. Ai ftoi subjektet që nuk janë shpallur fitues që të dorëzojnë dosjet pranë AKKP-së për të përfituara nga fondi i kompensimit që do të rezervohet për vitin 2010 në momentin që do të caktohet afati i aplikimeve.

Një nga kriterët për të përzgjedhur përfituesit ka qënë edhe periudha në të cilën daton vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin e tyre. Sipas Çefës, përparësi kanë pasur ato dosje vendimi për të cilat daton më herët.
Për sa i përket atyre që nuk janë shpallur fitues, ai theksoi se kanë qënë disa nga arsyet që kanë detyruar AKKP-në të marrë këtë vendim. "Subjektet të cilët kanë aplikuar me vendime të ish-komisioneve që datojnë para datës 1 tetor 1996 dhe nuk rezultojnë në listën e fituesve, janë skualifikuar për arsye se kanë përfituar kthim prone me vendimin për të cilin kanë aplikuar apo me vendime të tjera; kanë përfituar ata vetë apo një pjesë e trashëgimtarëve të tyre tokë nga ligji 7501; kanë pasur pasaktësi thelbësore hartografike në vendimet e tyre, çka e ka vënë AKKP-në në pamundësi ligjore të trajtimit pozitivisht të aplikimit të tyre, ose kanë pasur mungesa të dokumentacionit ligjor shoqërues të aplikimit", - tha ai duke shtuar se, të gjithë aplikuesit do të kenë mundësinë të kënë në dorë vendimin e marrë nga AKKP-ja ku janë argumentuar të gjitha arsyet ligjore të kualifikimit apo skualifikimit.

ALUIZNI gjithashtu ka bërë publike edhe zonat në të cilat nuk do të bëhet legalizimi i ndërtesave

Lista me 26 subjekte që marrin tapinë

ELBASAN-ALUIZNI i qarkut të Elbasanit bën publik 26 emrat e pronarëve të objekteve të legalizuara të cilat do të dërgohen në hipotekë për tu regjistruar në emër të subjekteve. "Shekulli" boton sot emrat e tyre. Por krahas kësaj, ALUIZNI i këtij qarku ka bërë publike gjithashtu zonat dhe objektet ku është vendosur të mos legalizohen shtëpi apo ndërtime të tjera. Kreu i Agjencisë, Ditor Musai, sqaron se në bazë të ligjit do të përjashtohen nga procesi rreth 150 objekte që rrezikohen nga përmbytjet në shtratin dhe pranë përroit të Zaranikës. Po ashtu, nuk do të legalizohen rreth 16 shtëpi të ndërtuara ose të përshtatura brenda territorit të kombinatit metalurgjik. Janë edhe 13 objekte që ndohen në rrezen 100 metra afër pusshpimeve dhe pompave të ujit të pijshëm në Krastën e Vogël në Elbasan të cilat gjithashtu nuk do të legalizohen. Kësaj liste i shtohen edhe objektet që procesi i ka gjetur të zbuluar, pa çati. Në bazë të vendimit ligjor do të përfitojnë nga abrogimi rreth 700 biznese përgjatë rrugës automobilistike. Kështu mësohet se është hequr kufizimi i 100 metra nga rruga automobilistike për bizneset duke iu dhënë mundësi këtyre të fundit të legalizojnë objektet. Kryesisht bëhet fjalë për bizneset përgjatë segmentit Librazhd-Elbasan-Peqin. Këto biznese që janë përfshirë në proces edhe në rast se janë ndërtuar afër rrugës përfitojnë të drejtën e legalizimit.


Shikoni dokumentin ne pdf
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›