Voton Thaçi: Treguam se e merituam pavarësinë
PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka votuar rreth orës 09.00, në qendrën e votimit në shkollën fillore "Faik Konica" në kryeqytet.
Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.
Thaçi i ka cilësuar këto zgjedhje komunale, si ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe demokratike, dhe se në votime do të dalin sa më shumë votues.
Ai ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe demokratike. "Ne sot po dëshmojmë se Kosova e ka merituar pavarësinë".
Nga sot, vendi po fillon etapën e re të integrimit evropian, u shpreh kryeministri. "Besoj se të gjithë do të bëhemi pjesë e ndërtimit të historisë, e ndërtimit të Kosovës demokratike dhe multietnike", shtoi ai.