E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja çfarë ndryshon me taksimin progresiv

Share Nga Edi Rama Ndërkohë që Saliu dokërrdis pasi ka refuzuar dje propozimin tonë për uljen e taksave për ata që kanë rroga më të ulëta dhe rritjen e taksave për ata që kanë rroga më të larta, ja se çfarë do të ndryshonte po të pranohej propozimi ynë. Shifrat flasin në këtë rast më mirë se çdo koment.
Paga Taksa e sheshtë
sot (10%per te
gjithe)
Propozimi i PS
per taksim
progresiv
Ndryshimi Diferenca
             19.000 paga minimale 900 0 -900
             30.000 2.000 700 35% -1.300
             40.000 4.000 1.400 35% -2.600
             45.000 paga mesatare publike 4.500 1.900 42% -2.600
             50.000 5.000 2.400 48% -2.600
             75.000 7.500 5.150 69% -2.350
           100.000 10.000 8.900 89% -1.100
           150.000 15.000 18.900 126% +3.900
           160.000 deputet 16.000 20.900 131% +4.900
           190.000 ministër 19.000 26.900 142% +7.900
           200.000 20.000 28.900 145% +8.900
           240.000 kryeministër 24.000 36.900 154% +12.900
           300.000 30.000 48.900 163% +18.900
           400.000 40.000 68.900 172% +28.900
           500.000 50.000 88.900 178% +38.900

Shihet qartë që sot, pas refuzimit të propozimit tonë, kush fiton më pak do vazhdojë të paguajë më shumë dhe kush fiton më shumë do vazhdojë të paguajë më pak. Nesër sdo jetë më kështu. Ne do ta vemë në vend këtë padrejtësi të madhe. Jo 10% taksë për të gjithë, nga pastruesja e infiermieria tek ministri e kryeministri. Po zero taksë për atë që ka pagë minimale dhe progresivisht më shumë deri tek deputetët, ministrat e kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›