E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri hungarez: Evropa është në vështirësi, ka nevojë për vende si Shqipëria!

Share

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, është duke zhvilluar një vizitë në Hungari, ku është takuar edhe me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Orban ka thënë se Evropa nuk është e fortë sa çduhet dhe se ka nevojë për vende si Shqipëria!

Mënyra më e mirë që të forcojmë Evropën është të pranojmë Shqipërinë si pjesë e Bashkimit Evropian, sepse, Hungaria ishte në një situatë shumë të ngjashme me atë në të cilën Shqipëria është tani. Rekomandimi im për shqiptarët është se ju duhet ta kuptoni këtë situatë jo thjesht si një ëndërr që ju do doni të anëtarësoheni në Evropë, por që Evropa ka nevojë për Shqipërinë.

Evropa nuk është e fortë sa ç`duhet tani. Nëse dëshirojmë të bëhemi më të fortë si BE, kemi nevojë për shtete të reja, forca të reja, motivim te ri, kombe të reja – gjithë kjo është e mirë për BE-në, citon Kuvendi të ketë thënë kryeministri hungarez.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›