Stefanoviç: Asnjë marrëveshje, për forumin rajonal
Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviç, ka deklaruar se gjatë bisedave të sotme me ndërmjetësin e BE-së Robert Cooper, nuk është arritur marrëveshja rreth përfaqësimit të Prishtinës në forumet rajonale.
Sipas Stefanoviç, sa i takon kësaj çështje, ekzistojnë disa variante për zgjidhje, por secila nga to parashikon Rezolutën 1244.
Për të dhe në datën 9 dhjetor, ekziston premisa që marrëveshja mes palëve të realizohet.
Ky nuk është kusht, as që na është paraqitur ndonjë kusht i ri në kuptimin e përfaqësimit rajonal, tha më tej Stafanoviç.