Ja detyrimi i shtetit ndaj ish-pronarëve
02/11/2011 Sipas të dhënave statistikore, totali për kompensimin fizik ka qenë rreth 50 mijë ha
Reshit Vorpsi: Sa kohë shteti nuk ka detyrime konkrete dhe afate, jemi në qorrsokak
Detyrimi i shtetit për kompensimin fizik të ish-pronarëve nuk është bërë publik zyrtarisht. Dhe kjo jo sepse shteti nuk i ka të dhënat. Madje ish-pronarët i disponojnë këto të dhëna, por jo zyrtarisht, pasi asnjëherë institucionet nuk kanë dashur t’i bëjnë publike. Sipas nënkryetarit të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Reshit Vorpsi, detyrimi i qeverisë shqiptare ndaj ish-pronarëve është bazuar mbi një material mbi të dhënat statistikore për njohjen dhe kompensimin e pronës 2003-2009 një letër e dërguar nga kreu i AKKP-së për avokaten e shtetit me kërkesë të kësaj të fundit për përfaqësimin e shtetit në një çështje gjyqësore në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Detyrimi për kompensim fizik
Sipas kësaj shkrese, sipërfaqja e tokës truall për kompensimin fizik të ish-pronarëve është 6 489 ha. “Njëkohësisht është një sipërfaqe tjetër toke truall prej 2 895 ha, e cila është sipërfaqe e tokës referuar vendimeve të dhëna nga komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila ju është njohur pronarëve për kompensimin fizik, por për këtë sipërfaqe asnjëherë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk është shprehur asnjëherë zyrtarisht për këtë kompensim”, - thekson Vorpsi. Gjithashtu referuar këtij materiali toka bujqësore për kompensim fizik është 43592 ha, ndërsa toka kullotë për t’u kompensuar është 3679 ha, toka e papërcaktuar është 995 ha, sipërfaqja e tokave të përziera për kompensimin fizik është 1383 ha. Totali për t’u kompensuar është rreth 50 mijë ha. “Lind pyetja sa ka kompensuar shteti nga ky detyrim i tij? Nga viti 2005 e deri në vitin 2009, sipas Vorpsit, sipërfaqja e tokës së kompensuar në truall është vetëm 9.8 ha, ndërsa në dispozicion janë vënë 27.5 milionë dollarë. Atëherë çfarë e ka detyruar shtetin që të mos kompensojë ish-pronarët, kur detyrimi ka qenë vetëm 50 mijë ha toka truall dhe në dispozicion kanë qenë rreth 135 mijë ha tokë?”, - nënvizon Vorpsi.
Vendimet për njohje prone
Këto pyetje shtrohen prej kohësh, ndërkohë që në AKKP janë depozituar mbi 8 mijë dosje që presin përgjigje për të cilat nuk ka asnjë vendim. “Për këtë proces të papërfunduar pranë gjykatave po rikërkojnë rivendosje në afat për njohjen e pronës, pasi ky vendim administrativ nuk është më në dorë të institucionit të Agjencisë së Kthimit të Pronave, por vetëm në gjykatë. I vetmi informacion që vjen nga AKKP-ja është se nga viti 1993 janë dhënë 53 mijë vendime, ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje tjetër dhe tashmë ky volum pune është shtuar edhe me 30 për qind, ndërsa qindra dosje të tjera vijojnë të presin përgjigje. AKKP-ja hesht për këto shifra. Është e mira që AKKP-ja të bëjë publike këto të dhëna për një proces të papërfunduar, nga i cili nuk humbet askush tjetër përveçse ish-pronarët. Kjo është pandershmëria e qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër me çmimet që janë në dispozicion fatura për detyrimin e kompensimit fizik ndaj ish-pronarëve është 30 miliardë euro dhe këtë shifër ne e dimë shumë mirë që buxheti i shtetit shqiptar nuk mund t’i ketë asnjëherë”, - shprehet Vorpsi. Sipas tij, në ligjin për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave parashikohej që në 2014 duhej të përmbyllej procesi i kompensimit të ish-pronarëve. “Në një kohë kur sot qeveria ka nxjerrë një tjetër ligj për fondin special, në të cilin nuk ka as detyrim dhe as afat për shtetin shqiptar. Në këtë ligj parashikohet që shteti do të ndajë sa të ketë dhe kur të ketë. Në këtë mënyrë sa kohë që shteti nuk ka asnjë detyrim të përcaktuar dhe as afate, kjo do të thotë se jemi në një qorrsokak dhe fatkeqësisht kështu po ndodh. Para se sa qeveria t’i kalojë sipërfaqet e tokës për pushtetin lokal, apo për skemën e financimit 1 euro, para se të amendojë ligjin për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë për tokat bujqësore, apo të amendojë ligjin për ndarjen e tokave në përdorim duhet të mendojë për detyrimin real që ka ndaj ish-pronarëve”, - përfundon Vorpsi. Gjithashtu në planveprimin e qeverisë të miratuar në prill 2011 sipas tij, pretendohet gjithashtu se “skema definitive ligjore për kompensim do të fillojë të operojë në janar të vitit 2013. Deri në këtë moment besohet se shteti shqiptar do të ketë informacion për numrin e subjekteve që kërkojnë kompensim dhe një faturë totale financiare për këtë proces”.