Drafti, çështja çame pjesë e integruar
02/11/2011 Partia Socialiste me një program bazë të shtrirë në praktikë
Partia Socialiste shfaqet më së fundi me një program që kalon në rrafshin praktik, duke lënë mënjanë traditën e propozimeve teorike. Ishte vetë kreu socialist Edi Rama që parashtroi propozimet e partisë së drejtuar prej tij për të gjithë sektorët, ku krijoi një panoramë të një programi politik të ndërthur me atë qeverisës. Kjo për vetë faktin se në projektin e programit bazë të partisë të hartuar nga grupi i punës ishin të shtjelluara jo vetëm pjesë integrale të një programi politik, por dhe të asaj se çfarë ofron PS-ja për opinionin publik në qeverisjen e nesërme. E reja e programit të PS-së ishte pikërisht futja e çështjes çame si pjesë përbërë e këtij drafti.
Çështja çame
“Shqipëria evropiane në marrëdhëniet ndërkombëtare ka në qendër të misionit të saj për mbrojtjen e interesave kombëtarë të pavarësisë, lirisë, të sovranitetit të vendit, parandalimin e konflikteve dhe kontributin për paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë. Ndërtimi i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës, adresimi i çështjes çame, respektimi i të drejtave themelore të shqiptarëve që jetojnë në vendet fqinje janë të një rëndësie strategjike për paqen, demokracinë, zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.” Në një përcaktim të tillë ka arritur grupi i punës për hartimin e programit të partisë, pra të shqyrtojë çështje të tilla, ku përfshihet dhe ajo çame. Kjo çështje trajtohet për herë të parë në programet e PS-së, qofshin ato politike apo qeverisëse.
Drafti bazë
Programin e ri i PS-së përqendrohet në 4 shtylla, që kanë të bëjnë me ekonominë, shoqërinë, demokracinë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Rimëkëmbja e ekonomisë për PS-në fillon me një paketë fiskale të re, ku hiqet taksa e sheshtë. Në kapitullin për rimëkëmbjen e shoqërisë PS-ja është përqendruar te reforma në shëndetësi, reforma e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu në të është integruar dhe shtresa e të përndjekurve dhe e pronarëve.
Pjesëmarrja në asamblenë e vjetër
Kritikët e Ramës bojkotojnë diskutimet
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste zhvilloi dje mbledhjen e saj të fundit me anëtarët aktual. Ndërkohë që në këtë mbledhje të Asamblesë, të cilësuar tashmë të vjetër, morën pjesë dhe deputetë që kanë shfaqur hapur kundërshtinë e tyre ndaj linjës zyrtare të PS-së. Kështu, të pranishëm në sallë ishin deputetët Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami dhe deputeti me “inatin” disi të zbutur ndaj kreut Rama Ben Blushi. Po nëse tre deputetët e tjerë qëndruan në sallën ku u zhvillua mbledhja e fundit e kësaj asambleje, deputeti Harasani u largua në gjysmë të punimeve të saj. Megjithatë, largimi i tij përkoi me përfundimin e fjalës së kryetarit të PS-së Edi Rama, i cili mbajti një fjalim për rreth 70 minuta, ku sqaroi lidhur me problematikat që ka trajtuar grupi i punës i ngritur për këtë çështje në projektin paraprak për programin e ri të kësaj partie. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se në pjesën e dytë të mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura asnjë nga deputetët që përfaqësojnë mendimin ndryshe në PS nuk u bën pjesë e diskutimeve, me përjashtim të deputetit Malaj, i cili kërkoi që të sqarohet lidhur me atë çfarë përfaqëson ky program, atë të partisë apo të qeverisjes.
Pëllumbi shigjeton lidershipin socialist: PS po transformohet në OJQ
Ish-kryetari i Kuvendit Sërvet Pëllumbi lëshoi dje një deklaratë të ashpër ndaj mënyrës se si po drejtohet Partia Socialiste. Kështu, profesori i socialistëve mori pjesë dje në mbledhjen e fundit të asamblesë aktuale të PS-së, ku nuk kurseu kritikat ndaj dy instrumenteve me të cilat kjo forcë politike synon të vijë në pushtet: statuti dhe programi i saj. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të këtij forumi ish-themeluesi i PS-së, Pëllumbi, ka kritikuar lidershipin socialist. Madje, në një akuzë të drejtpërdrejtë Pëllmbi e ka cilësuar funksionimin aktual të PS-së si një OJQ. “Duhet të përcillet një frymë mirëkuptimi dhe mirëfunksionimi nga qendra në bazë. Shihet se organizatat socialiste (kam parasysh këtu strukturat në bazë) nuk po marrin pozicionin e duhur. Kjo duhet të rishikohet, se ndryshe PS-ja po kthehet në një OJQ”, - mësohet të jetë shprehur Pëllumbi gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht ish-kryetari i Kuvendit është ndalur dhe në ndryshimet në statut, ku sipas tij në vijimësi shtohen pika në këtë dokument, të cilat nuk gjejnë asnjëherë zbatim. Për këtë arsye Pëllumbi propozoi që të ato të shkurtohen ose dhe të hiqen fare nga statuti. Po kështu Pëllumbi shprehu pakënaqësi dhe lidhur me programin e ri të PS-së. Sipas tij, është e domosdoshme që të definohet programi i së majtës. Ndaj kritikave të Pëllumbit kreu socialist, Rama, zgjodhi të mos bëjë asnjë ndërhyrje apo sqarim, duke i lënë hapësirë diskutimeve të radhës në këtë takim.
Ndryshimi i siglës, gazeta “Metropol” zbardh e para lajmin
“Nen i veçantë për simbolikën e shkruar ligjore në fletët e votimit”
Oli Xhilaga
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi dje ndryshimet në reformën organizative të partisë, duke pranuar ndër të tjera dhe ndryshimin e siglës së kësaj force politike. Kërkesa për një ndryshim të tillë u bë publike që të enjten e kaluar, më 27 tetor, nga gazeta e përditshme “Metropol”, e cila siguroi ekskluzivisht jo vetëm një propozim të tillë, por dhe draftin e plotë të ndryshimeve të reja në statutin e Partisë Socialiste. Kështu, pas përfundimit të punës nga grupi teknik i ngritur pikërisht mbi një çështje të tillë gazeta arriti të zbardhë ndërhyrjet kryesore që do ti bëheshin kësaj radhe kushtetutës së PS-së, ku veç të tjerave është propozuar dhe ndryshimi i siglës nga “PSSH” në “PS”.
Propozimi
Në ndryshimet e reja në statutin e PS-së propozohet qe “të shtohet edhe një nen i veçantë, i nevojshëm për simbolikën e shkruar ligjore në fletët e votimit: «Germat nistore të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë PS»”. Kështu, pas miratimit të një propozimi të tillë në kryesinë e PS-së, dje ishte Asambleja Kombëtare që miratoi një shtese të tillë në statutin e partisë.
Argumenti
Grupi punës i ngritur për ndryshimet në statut e pa të nevojshme rishikimin e emërimit të partisë në proceset zgjedhore. Kjo për shkak se në fletët e votimit emërtimi në formën aktuale “PSSH” ka rezultuar të sjellë rrjedhje të votës, pasi ngatërrohet me emërtimet e partive të tjera. Për këtë arsye u propozua dhe së fundi u miratua që të kemi një formulim të ri nga “PSSH” vetëm në “PS”. Ndërkohë që menaxheri për zgjedhjet për çdo qendër votimi është posti më i ri që do të ngrihet në Partinë Socialiste. Po kështu në ndryshimet e reja është trajtuar gjerësisht dhe organizimi i PS-së në emigracion, pasi në statutin aktual nuk ka pasur hapësirën e nevojshme.
Kongresi i ri i Partisë Socialiste
Zgjidhet Asambleja dhe miratohet programi e statuti
Të shtunën e kësaj jave Partia Socialiste ka thirrur kongresin e ri të saj. Pas zgjedhjeve në këtë forum tashmë u hapet rruga zgjedhjeve të mëtejshme në strukturat e tjera të PS-së. Konkretisht në takimin e 5 nëntorit forumi më i lartë drejtues i kësaj force politike do të zgjedhë anëtarësinë e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Njëkohësisht do të jetë po ky takim që do të miratojë programin e ri dhe ndryshimet në statutin e PS-së. Në këtë mënyrë, 880 delegatët e kongresit të 5 nëntorit, të cilët u zgjodhën nga anëtarësia socialiste përmes parimit “një anëtar, një votë”, do të zgjedhë rreth 250 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Kështu, pas ndryshimit që është bërë në statutin e PS-së pritet që ky forum të mos ketë një numër fiks anëtarësh të zgjedhur me votim të fshehtë nga delegatët e kongresit. Mësohet se numri i të zgjedhurve mund të jetë mbi 130 anëtarë, ndërkohë që rreth 110 anëtarë të tjerë do të hyjnë automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë në parti. Kështu, në bazë të diskutimeve që janë bërë aktualisht brenda Partisë Socialiste, ata që do të hyjnë automatikisht janë 64 deputetët, 36 kryetarët e Partisë Socialiste në rrethe, ish-kryetari i PS-së dhe njëherësh ish-kryeministri Fatos Nanos, ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi dhe së fundi pjesë automatikisht do të jenë edhe 7 kryetarët e bashkive që janë fituar nga PS-ja në zgjedhjet vendore të 8 majit. Bazuar në një përllogaritje të tillë, rezulton se numri i atyre që do të hyjnë automatikisht të jetë rreth 111 anëtarë. Por në ndryshimin e ri në statutin e PS-së, që do të miratojë pikërisht kongresi i 5 nëntorit, përcaktohet qartë se “numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të zgjedhur nga kongresi duhet të jetë më i madh se numri i anëtarëve të AKS-së që janë të tillë për arsye të statutit të tyre politik”. Megjithatë, lista e kandidaturave mbi të cilat do të zgjedhë kongresi socialist pritet të jetë mjaft e gjatë, për shkak se delegatëve do tu duhet të zgjedhin mes dy apo tri kandidaturave për një vend në Asamble.
Takimi
Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, zhvilloi dje një takim me kryetarët e kësaj partie në rrethe. Në bisedën e shkurtër me ta Ruçi kërkoi prej tyre më shumë vëmendje lidhur me ftesat që do të shpërndahen për pjesëmarrje në kongresin e ri të 5 nëntorit. Kjo për vetë faktin se nisur nga pakënaqësitë e krijuara që me zgjedhjet e delegatëve të rinj, e pasur dhe me zgjedhjen e kryetarëve të PS-së në nivel bashkie e komune, në të gjithë vendin duhet që në bazë rrethi të mund të plotësohen “orekset” për ftesë për pjesëmarrje në kongres e një pjese të mirë të të pakënaqurve.
Qëndrimi
Kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk ka preferuar dje të japë asnjë sqarim apo të bëjë ndërhyrje lidhur me propozimet e ardhura nga anëtarët e Asamblesë mbi statutin e PS-së dhe programin e ri të saj. Pas fjalës së tij, e cila u përqendrua pikërisht në projektprogramin bazë të PS-së, kreu socialist ka preferuar që të qëndrojë në heshtje kundrejt çdo pretendimi të ardhur nga salla. Në shumicën e tyre propozimet e bëra nga anëtarët e Asamblesë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ishin të përqendruara në orientime teorike sesa në propozime konkrete për zërat që përmbanin në vetvete këto dy projekte.
Vendimi
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi dje ndryshimet e reja që do të bëhen në statut dhe projektprogramin bazë të Partisë Socialiste. Ndërkohë drafti i përgatitur nga grupi i punës për ndryshimet e reja në statut kaloi pa ndërhyrje, pasi i vetmi propozim i bërë nga deputeti Braçe nuk u mor parasysh. Mbi projektprogramin u bënë një sërë propozimesh, të cilat pritet të integrohen në këtë projekt. E veçanta e këtyre propozimeve qëndronte pikërisht në faktin se ishin vetë anëtarët e grupit të punës që hartuan këtë draft ata që ngritën pretendime mbi zëra të ndryshëm, edhe pse më shumë ishin në rrafshin teorik.