KASH: Heqja e TVSH dëmton bujqit
Heqja e TVSH-së te prodhimet bujqësore dhe blektorale do të dëmtonte prodhimin vendas duke i dhënë përparësi prodhimeve të importit. Enver Ferizaj kreu Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar del kundër nismës së PS-së e cila kërkon heqjen e TVSH tek produktet bazë ushqimore pasi kjo do të dëmtonte rëndë interesat e prodhuesve vendas .
Kërkesa për Heqjen e TVSH-së tek produktet ushqimore dhe tek ilaçet ka shkaktuar mjaft debate midis pozitës dhe opozitës.Sipas mazhorancës heqja e TVSH-së nuk do të pranohet pasi prej kësaj do të përfitojnë vetëm një kategori e veçantë e njerëzve .